Presidenti shpjegon arsyen e vendimit që solli arrestimin e Assange
Menjëherë pas arrestimit, presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno ka lëshuar një video deklaratë që shpjegonte vendimin e qeverisë së tij për të tërhequr azilin e aktivistit australian, Julian Assange.
“Sot njoftoj se sjellja e pahijshme dhe agresive e zotit Julian Assange, deklaratat armiqësore dhe kërcënuese të organizatës së tij aleate kundër Ekuadorit, dhe veçanërisht të shkeljes së traktateve ndërkombëtare, e kanë sjell situatën në një pikë ku azili i z. Assange është i paqëndrueshëm dhe nuk është më i suksesshëm”, deklaroi Moreno.
Ai tha se Assange kishte provokuar vendimin dhe se durimi i Ekuadorit kishte “arritur kufirin e saj” pas provokimeve të vazhdueshme.
Ai ka shtuar se Assange kohën e fundit kishte thyer rregullisht rregullat e shtëpisë së ambasadës, duke instaluar pajisje elektronike dhe të shtrembërimit dhe duke bllokuar kamerat e sigurisë.
Presidenti Moreno gjithashtu konfirmoi se ai kishte kërkuar udhëzime ligjore që pozita e Ekuadorit ishte e ligjshme dhe “në përputhje me angazhimin tonë të fortë për të drejtat e njeriut.