Presidenti mirëpret linjën Prishtinë – Beograd
Aviokompania Lufthansa ka njoftuar autoritetet e Kosovës se do të hapë linjën ajrore Prishtinë-Beograd në një të ardhme shumë të afërt.
Kjo është bërë në një ceremoni në ambasadën amerikane në Berlin, në prezencën e ambasadorit Richard Grenell, në të cilën përfaqësuesit e kompanisë Lufthansa i kanë dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës letrën me të cilën i njoftojnë autoritetet e Kosovës për këtë synim dhe kërkojnë që institucionet e Kosovës t’u ofrojnë përkrahjen e nevojshme si për fluturimet tjera.
Lidhur me këtë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur hapjen e kësaj linje. Ai në Twitter ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm procesin e normalizimit.
“Unë mirëpres kërkesën e Lufthansas për të hapur një linjë ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit. Ky është një hap i rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve dhe procesin e normalizimit.
Jam mirënjohës këshilltarit O’Brien dhe ambasadorit Richard Grenell për shtyrjen e këtij procesi”, shkruan Thaçi.
I welcome the letter of intent b/w #Kosovo & @lufthansa to open an air route between #Prishtina & #Belgrade. This is an important step for the movement of citizens & normalization process. Grateful to Nat. Sec. Advisor O'Brien & @RichardGrenell for facilitating the process
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) January 20, 2020