Presidenti kujton të rënët në Betejën e Rahovecit
Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar të rënët në Betejën e Rahovecit.
Ai thotë që kjo ishte ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa shton që ballafaqimi me ushtrinë dhe policinë serbe tregoi heroizmin e ushtarëve dhe eprorëve të UÇK-së.
“Në betejën e Rahovecit ra heroikisht komandanti Agim Çela, dëshmorët Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina.
Në shenjë hakmarrjeje për humbjet në betejë, ushtria dhe policia serbe vrau shumë civilë të pafajshëm.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri! HTH”.