Presidenti i UEFA-së: Nëse ka thirrje raciste duhet të ndalet ndeshja
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, deklaron se do t’u kërkojë gjyqtarëve që të jenë më të guximshëm dhe t’i ndalin ndeshjet kur tifozët e teprojnë me thirrje rraciste ndaj futbollistëve.
“Në momentin që ndeshja ndalet, ose nuk zhvillohet fare, mendoj se 90 për qind të njerëzve normale do t’ua tregojnë qejfin atyre idiotëve. Është 2019-a e nuk jemi para 100 vjetëve”, ka thënë Ceferin, në Konferencën kundër racizmit dhe diskriminimit që po mbahet në Londër.
“Do të flasim me gjyqtarët përsëri dhe do t’u themi që të kenë më shumë vetëbesim, që të mos frikësojnë të ndërmarrin veprime të tilla. Ky është një problem i madh, jo vetëm në Ballkan, por kudo në Evropën Lindore”, ka theksuar ai.
Shefi i UEFA-s tha se Italia është vendi me problemet me të mëdha me racizmin.
“Aty nuk ka shumë emigrantë sepse të gjithë duan të shkojnë në Evropën Perëndimore për shkaqe ekonomike, për punë dhe për jetë më të mirë. Kështu që për ta zgjidhur këtë duhet kohë. Por, natyrisht ne e shohim Italinë, njëra ndër vendet me problemet më të mëdha me racizëm, seksizëm dhe homofobi. E kemi Anglinë, ku ka gjithashtu probleme. Ky është problem i njerëzve jotolerantë, jo problem i kombeve”, shtoi ai.
Një incident i ngjashëm ndodhi dje në Itali, gjatë ndeshjes mes Cagliarit dhe Juventusit, ku tifozët e klubit vendas e sulmuan Moise Kean me thirrje raciste. /FaktePlus