Presidenti i shpreh ngushëllime familjes së Kadri Dellovës
Presidenti Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes e miqve të profesorit nga Rahoveci, Kadri Dellova i cili vdiq dje.
“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e veprimtarit të shquar Kadri Dellova, asambleist në Kuvendin Komunal të Rahovecit. Familjes Dellova dhe kolegëve të tij u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. HTH”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Dellova kishte shërbyer edhe si këshilltar komunal nga radhët e PDK-së.