Presidenti i Brazilit që tallej me koronavirusin, rezulton pozitiv
Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka testuar pozitiv për koronavirus.
Ai e bëri testin, për të katërtën herë, të hënën, pasi pati simptoma, përfshirë temperaturë të lartë.
Bolsonaro ka neglizhuar vazhdimisht rreziqet nga virusi, duke e quajtur atë “një grip të vogël” dhe duke thënë se ai nuk do të preket seriozisht nga ai.
Ai gjithashtu u ka kërkuar qeveritarëve rajonalë të lehtësojnë bllokimet, të cilat ai thotë se dëmtojnë ekonominë dhe të hënën ai zvogëloi rregullat për të mbajtur maska në fytyrë.
Në prill, ai tha se edhe nëse do të infektohej me virus, ai “nuk do të shqetësohej pasi nuk do të ndieja asgjë, më së shumti do të ishte si një grip i vogël ose pak ftohje”.