Presidenti Hashim Thaçi në krahë të Sami Lushtakut (Foto)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk po mund t’i harrojë ish bashkëpartiakët e tij në Partinë Demokratike të Kosovës.
Në një fotografi që e ka postuar ish-nënkruyetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura, në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit po e kalon vikendin me ish kreun e kësaj komune Sami Lushtakun.
“Sot, n’vikend me Presidentin”, ka shkruar Nura.
Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku njihen si shokë të afërt. /FaktePlus