Presidenti e ripublikon fotografinë e dyshimtë me Adem Jasharin
Presidenti Hashim Thaçi e ka kthyer fotografinë e tij me Adem Jasharin e cila dyshohet se është e falsfikuar.
Pasi ka marrë pjesë në ceremoninë në kazermën Adem Jashari në kuadër të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, Thaçi i është kthyer Facebook’ut. Ka postuar një fotografi me Adem Jasharin e cila tash e sa vite thuhet se është montazh.
Bëhet fjalë për një fotografi të vitit 1993 ku Hashim Thaçi shihet me komandantin legjendar Adem Jashari.
Dyshime në vërtetësinë e fotos kishte hedhur Ramiz Behluli nëpërmjet një shkrimi në Facebook, qysh më 2016 kishte thënë se fotoja është falsifikim.
Këtë e kishte shpjeguar në Facebook duke analizuar foton.
“1.Prerje jo profesionale e fotos
2.Bërryli i krahut ? (Le ta analizojnë ortopedët se është e mundur të lakohet krahu në këtë formë ovale) siç është në foton 1 )?!
3.Shikimi i A Jasharit ?!
4.Sfondi (mbrapa Vetëm ngjyrë e bardhë pa asnjë detajë të vogël)
5.Cili prej tyre ishte më i gjatë (Afërsia e njejtë nga është bërë foto)?!”, shkruan ai.
Hashim Thaçi ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Julkaissut Hashim Thaçi Torstaina 5. maaliskuuta 2020