Presidenti dekoron edhe tre këngëtarë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar të enjten edhe tre artistë, për kontributin e madh të dhënë në muzikë e art.
Përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, i pari i vendit tha se dekorimin e Arif Vladit, Nikollë Nikprelajt dhe Përparim Tomçinit, e ka bërë pasi këngët e tyre kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi.
“Për kontributin e madh në muzikë dhe art, sot dekorova Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin. Këngët e tyre kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi”, ka shkruar Thaçi.