Premtohet përkrahje për Prishtinën, takohen Abdixhiku e Ahmeti
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku sot është takuar me Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se Abdixhiku ka thënë se do të shtyjë përpara realizimin e rrugës A, përfundimin e hartës zonale si dhe rishikimin e planeve dinamike të projekteve të cilat kanë ngecur për një kohë të gjatë.
“Më tutje, ministri Abdixhiku ka thënë se është i hapur për bashkëpunim në projekte, për t’i ofruar ndihmë Prishtinës, brenda kompetencave e kapaciteteve dhe për të njëjtën është pajtuar edhe kryetari Ahmeti”, thuhet në komunikatë.