Premier e filmit “Një tregim Prishtine”
Më 14 mars, të enjten në Cineplexx do të mbahet premiera e filmit ‘Një tregim Prishtine’.
Kjo premier me skenar të Getoarbë Mulliqi Bojaj, regji të Burbuqe Berishës dhe producent Agron Vula, do të mbahet në ora 13:00.
Në rolet kryesore të këtij filmi janë Donat Qosja, Teuta Krasniqi, Aurita Agushi, Armend Baloku, Edi Krastrati, Luran Ahmeti etj.
Ndërsa, konferenca për medie me autorët e filmit dhe aktorë do të mbahet nga ora 14:30./FaktePlus