Prej sot janë të obligueshme pajisjet dimërore
Nga dita e sotme fillon të vlejë obligimi për posedim të domosdoshëm të pajisjeve dimërore në automjete, i cili do të vlejë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.
Institucionet kompetente u bëjnë thirrje vozitësve të bëjnë kontrollin dimëror dhe përgatitjen e automjet për sezonin e dimrit, duke siguruar me kohë pajisjet e nevojshme dimërore.
Shoferi që vozit automjet pa pajisje dimërore mund të dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 euro.
Po sipas Ligjit, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi – dënimi për kundërvajtje me gjobë mund të shkojë nga 100 e deri në 300 euro.
Pajisja dimërore për automjete motorizuese me katër rrota, ndërkaq, nënkupton pneumatikë dimërorë në të gjitha rrotat me thellësi minimale të relieveve të shtresës së shkelë. Po ashtu, të obligueshëm janë edhe zinxhirët për borë.