PRAK kërkon nga partitë politike të përqendrohen në luftimin e Coronavirusit
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK po kërkon masa shtesë nga Qeveria e Kosovës në kohën kur vendi po shënon rritje të numrit të personave me Coronavirus.
Në një komunikatë për media, u bëhet thirrje të gjitha partive politike që të anashkalojnë dallimet dhe mos pajtimet e tyre, duke u përqendruar në luftimin ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19, nga i cili tashmë janë prekur 377 persona, tetë prej tyre të vdekur.
“12 prilli kur Kosova shënoi 79 të prekur me këtë virus dhe 13 prilli kur vdiq një grua 39-vjeçare, janë kambana alarmi se gjendja në vend është duke u bërë shumë serioze. Kësaj gjendje serioze politika t’ia vendos emrin si të dojë, por jetët e qytetarëve duhet mbrojtur me çdo kusht. Vendi ka nevojë për masa shtesë në luftën kundër COVID 19. Akterët politikë më shumë se kurrë duhet të bashkëpunojnë në këtë gjë. Jemi ithtarë tà « respektimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, por për këtë duhet të mendojnë politikanët. Ajo që ne qytetarëve na duhet më shumë se kushtetutshmëria dhe ligjshmëria në këtë kohë është respektimi i të drejtës për shëndet dhe jetë”, thuhet në komunikatë.