Postoi foto nga prapaskenat e filmit të ri, fansat nuk e njohin aktorin e famshëm
Një ditë më parë, u publikua fo0tografia e parë e Leonardo DiCaprio-s dhe aktores Lily Gladstone, e realizuar gjatë xhirimit të filmit thriller “Killers of the Flower Moon”.
Imazhi në fjalë u publikua nga aktori i famshëm i “Hollywood”-it në “Instagram”, ku të dy shfaqen të ulur në një tryezë. “Hindustan Times” shkruan se filmi drejtohet nga regjisori fitues i çmimit “Oscar”, Martin Scorsese.
Ajo çfarë shkaktoi më shumë reagim pas këtij postimi, ishte pamja e Leonardo-s. Reagimet e fansave ishin të shumta, të cilët e konsideronin DiCaprion si një aktor ‘të panjohur’ me këtë look.
Shumica e komentuesve në “Twitter” u shprehën se nëse do të shihnin vetëm foton, nuk do e identifikonin menjëherë DiCaprio-n.
Ende nuk është publikuar data e saktë se kur do të lancohet ky film, por disa burime kanë bërë të ditur se do të jetë gati në 2022-in.
Postoi foto nga prapaskenat e filmit të ri, fansat nuk e njohin aktorin e