Portugalia, fituese e edicionit të parë të Nations League
Portugalia është kampione e Ligës së Kombeve.
Cristiano Ronaldo me Portugalinë kanë triumfuar në edicionin e parë të Nations League, për ta fituar trofeun më të ri në Evropë,.
Portugalia, në finale e mposhti 1-0 Holandën, për ta fituar trofeun e dytë në histori me Cristianon në skuadër.
Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi sulmuesi i Valencias, Goncalo Guedes.
Ai shënoi për 1-0 në minutën e 60’, për ta shpallur Portugalinë kampione në edicionin e parë të Ligës së Kombeve.