Portreti i Isen Bratit nga KEDS – Fotografi nga maja e Lubotenit

Në këtë foto para majës së Lubotenit qëndron Isen Brati, teknik i rrjetit në KEDS, teksa merr pozë pak momente pasi folëm për përvojën e tij shumëvjeçare në profesionin e tij.
Me krenari Iseni na tregoi për momentet sfiduese të ca ditëve më parë, kur ai dhe kolegët e tij punuan deri pasmesnate për të identifikuar një prishje në rrjet të shkaktuar nga vetëtima që kishte prekur fshatrat Gremë, Kovaçec dhe Nikaj.
Në ditë të tilla, kur kushtet atmosferike ndërhyjnë në rrjetin elektrik, puna bëhet më sfiduese për ekipin e terrenit, ekip që identifikon dhe riparon prishjen në kohën më të shpejtë të mundur, pavarësisht kohës kur ndodhë ajo.
Iseni me energjinë dhe vullnetin e tij për punë, gjithmonë ka në mendje qëllimin e furnizimit me energji elektrike të bollshme, stabile dhe sa më kualitative për konsumatorët tanë.