Portieri më i mirë në Evropë për vitin 2018
Oblak po mbyll një tjetër vit të madh si “gardian” i Atlético Madrid. Gjithnjë e më shumë, shifrat e sllovenit po e tregojnë atë si portierin më të mirë në botë. Disa ditë më parë, revista prestigjioze e specializuar “FourFourTwo” e përzgjodhi atë si portierin më të mirë të 2018-ës dhe lojtarin e nëntë më të mirë në botë, për vitin që po përfundon. Nuk janë opinione, por nëse shohim numrat, slloveni qëndron mbi konkurrentët e tij.
Askush mes portierëve të pesë ligave kryesore në Europë (Anglia, Spanja, Italia, Gjermania dhe Franca) nuk e ka mbajtur golin larg vetes aq shumë, sa “gardiani” i Atletico Madrid. Portieri i vetëm që i është afruar sllovenit ka qenë Allisson.
Oblak e përfundoi vitin 2018, duke e mbrojtur portën e tij të paprekur në 27 nga 50 ndeshjet e tij. Ai ka pësuar vetëm 36 gola në to, me një mesatare prej vetëm 0.72 golash për ndeshje. Midis Romës dhe muajve të parë te Liverpool, Alisson, gjithashtu, ka luajtur 50 ndeshje. Braziliani e ka mbajtur të paprekur portën e tij 24 herë. Ai ka pësuar tashmë 43 gola, mesatarisht 0.86 gola për ndeshje.
Portieri brazilian nuk e kërcënon supremacinë e kolegut të Atlético Madridit, megjithëse ka ende një ndeshje tjetër për ta luajtur, para se të përfundojë viti 2018. Sa për mesataren e golave të pësuar, vetëm polaku Szczeni (Juventus) e mund Oblak.
Portieri i kampionëve të Italisë mbetet në kuotën 0.56 gola për ndeshje, por 2018-ta është e kushtëzuar nga statusi i zëvendësuesit në fazën e parë të vitit, nën hijen e Buffon.
Tani, me Buffon te PSG, ai është shfaqur si titullar i portës së Juventusit. Por, ka luajtur 20 ndeshje më pak se Oblak. Polaku bardhezi ka pësuar 17 gola në 30 ndeshje, duke e mbajtur të paprekur portën 17 herë.
Kështu, duke vijuar me portierë të tjerë të çmuar, si De Gea, spanjolli vlerësohet në aspektin e numrave se është larg nga Oblak. Portieri i Manchester United ka luajtur deri tani 42 ndeshje dhe ka pësuar 47 gola. Ai nuk pësoi gol vetëm 13 herë, ndaj mesatarja në këtë drejtim është 1.11.
Ter Stegen, konkurrenti i madh i Oblak gjatë tre trofeve të tij të fundit “Zamora”, e ka mbajtur të paprekur portën e tij 17 herë në 47 ndeshje, prandaj ka mesataren prej 1.06 gola të pësuar për lojë. Courtois, mes Chelsea dhe Real Madridit, nuk ka pësuar gol vetëm në 12 ndeshje, duke regjistruar një mesatare prej 1.03.
Me këto shifra, Oblak e përshpejton trofeun e katërt radhazi “Zamora”. Ai ishte lojtari më i aktivizuar i Atlético Madrid në sezonin e kaluar, duke qenë vendimtar në fitimin e “Europa League”. Një “bastion” për ekipin e Diego Simeone.