Portieri kosovar, i diagnostifikuar me kancer, tregon se si po i shkon trajtimi i sëmundjes
Për sëmundjen e tij, ka folur për indeksOnline edhe Arben Beqiri, ai ka treguar se trajtimi i tij deri më tani është duke shkuar mirë dhe pa probleme.
“Trajtimi po ecë shumë mirë deri më tani, unë personalisht jam i kënaqur si me trajtimin ashtu edhe me gjendjen time. Deri më tani nuk ka pas ndonjë problem gjatë kësaj kohe”, tha Beqiri.
Po ashtu Arbeni ka folur edhe për përkrahjen që ja kanë dhënë, ku sipas tij e kanë ndihmuar atë duke i dhënë vullnet dhe kurajo që ta kalojë këtë sëmundje.
“Normalisht po ndihem mirë me përkrahjen morale dhe financiare që e kam pasur vazhdimisht nga të gjithë tu fillu nga familja, të afërmit, shoqëria, institucionet e sportit siç janë FFK-ja, Shoqata e Futbollistëve, Klubet e futbollit, Trajnerët e klubeve , lojtarët të cilët janë solidarizu, vërtet e kam ndier veten shumë mirë dhe më kanë jap vullnet dhe kurajo që ta kem shumë më të leht ta kalojë këtë sëmundje, gjë që u jam mirënjohës gjaë gjithë jetës sepse përkrahja e tyre ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme për mua në këto momente” përfundoi Arben Beqiri.