Portieri i famshëm nis karrierën në Hokej pas pensionimit në futboll
Ish-portieri çek, Petr Cech, ka vendosur që ta provojë fatin në një sport të ri.
Vetëm disa muaj pasi u pensionua, ai nuk synon më të kthehet në fushën e futbollit, shkruan Goal.
Kjo për shkak se 37 vjeçari ka nënshkruar kontratë me ekipin e hokejit, Guildford Phoenix.
Ai pritet ta bëjë paraqitjen e tij të parë të premten (11.10.2019).
“Jam i lumtur që më është dhënë mundësia të luaj për Phoenix”, ka thënë Cech. /FaktePlus