Porti i Durrësit, pikë doganore për mallrat transit për Kosovën
Nga 1 Janari mallrat tranzit për tregun e Kosovës do të kontrollohen nga agjentët doganorë kosovarë, të cilët tashmë do të kenë zyrën e tyre në Portin e Durrësit.
Drejtori i Procedurave Doganore, Saimir Sinani në një prononcim për ATSH-në u shpreh se ky hap synon shkurtimin e burokracive dhe orët e pritjes të kontrolleve duke krijuar lehtësi në zhvillimin e tregtisë dhe biznesit.
Sinani deklaroi se sfida më e madhe mbetet realizimi i pikës së përbashkët doganore Morinë–Vërmicë, e cila do të zbatojë parimin “një ndalim-një kontroll.