Porosia e Edi Ramës për bankat: Nuk është lojë, jemi në luftë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një posimi në llogarinë e tij në facebook ka lëshuar një porosi për bankat në që funksionojnë në shqipëri.
Rama në postimin e tij ka thënë se edhe bankat duhet të punojnë nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 10:00 pasi që situata atje është serioze, duke thënë se bankierët duhet të kuptojnë se shqipëria po përballet me një luftë kundër virusit korona.
Më tej ai ka thënë se vetëm se nuk shihen bombat duke sulmuar vendin nuk do të thotë që armiku ashtu siç e ka konsideruar kryeministri virusin nuk do të thotë që nuk jemi të bombarduar.
🔴 BANKAT KANË HALL SE S’DO IU SHKOJNË NJERËZ GJATË DITËS NË SPORTELE, MEQË NGA NESËR DO TË NDALOHET LËVIZJA NË KËMBË NGA ORA 10.00 DERI NË 16.00?
TA KUPTOJNË EDHE BANKIERËT SE JEMI NË LUFTË DHE T’I HAPIN SPORTELET NGA ORA 06.00 – 10.00 NË MËNGJES DHE NGA ORA 16.00 – 18.00 PASDITE!
🔴 NUK KEMI SI IA BËJMË NDRYSHE, TË GJITHË DUHET TË BËJNË SAKRIFICËN E TYRE TË VOCKËL NË KËTË LUFTË TË MADHE PËR TË MBROJTUR JETËN!
PO TË KISHTE BORMBARDIME GJATË ORARIT TË NDALUAR ÇFARË DO BËNIN BANKAT? E PRA, FAKTI QË NUK I SHOHIM BOMBAT QË HEDH ARMIKU DREJT NESH, NUK DO TË THOTË SE NUK JEMI NËN BOMBARDIM!
🔴 ADAPTOHUNI MIQ! KJO NUK ËSHTË LOJË PO LUFTË!