Popullsia në rënie, Kosova asnjëherë nuk i kishte 2 milionë banorë
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, popullsia në Kosovë nga viti 2011-të deri në vitin 2021 ka rënie.
Sipas Regjistrimit të Popullsisë të vitit 2011 popullsia rezidente në Kosovë ishte 1.798.021 banorë, ndërsa për vitin 2021 ishte 1.773.971 banorë rezident.
Numri më i lartë i popullsisë ishte në vitin 1991 që ishin 1.956.196 banorë.
Sipas këtyre të dhënave kryeqyteti ka numër më të lartë të popullsisë me 219,017. Ndërsa qyteti tjetër më i madh për nga popullsia është Komuna e Prizrenit me 193,806 dhe Komuna e tretë për nga numri më i lartë i popullsisë del të jetë Ferizaj me 105,663.
Ndërsa qytetet tjera sipas të dhënave të ASK-së del se kanë nën 100 mijë banorë.