Politikanët që nuk i “rezistuan” intërvistës së Thaçit (Foto)
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë pjesmarrjes së tij në një intervistë në njërin nga televisionet kosovarë, ka folur rreth çështjeve të ndryshme për Kosovën, marrëveshjet, qeverinë Kurti dhe relacionet më këta të fundit.
E këtë intervistë vendosën të mos e humbasin një numër i madh i Politikanëve kosovarë ndonëse të vetëkarantinuar, ata kanë zgjedhur të shikojnë intervistën e Presidentit.
Të interesuar për këtë intervistë ishin kryesisht deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje madje edhe ministra të qeverisë në largim, më të cilët së fundmi presidenti ka pasur kundërthënie të shumta.
Disa nga ta e kanë akuzuar këtë të fundit për rënien e qeverisë.
Deputetët nga rradhët e VV-së ishin Mefail Bajqinovci, Mimoza Kusari, Liburn Aliu e gjithashtu edhe minisrja në largim e drejtësisë Albulena Haxhiu.
Por këtë intërvistë nuk e humbi as Veton Surroi.
E me veprimet e këtyre të fundit ka filluar të tallet edhe këshillëtari i Presidentit, Adil Behramaj duke e quajtur mësues Thaçin, duke shtuar se është ndjekur Live nga zyrtarët e VV-së, sikur të ishte platformë digjitale e mësimit politik.
Këshilltari i Presidentit të Republikës së Kosovës, Adil Behramaj është tallur me disa nga deputetët dhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë përcjell Live intervistën e presidentit Hashim Thaçi në një nga televizionet kosovare.
Sikur të ishte platformë digjitale e mësimit politik e paskan përcjellë. Mësuesi e përfundoi për sonte. Flini tash!