Policja kapet duke kryer marrëdhënie në tualet
Një police e Departamentit së Policisë së Nju Jorkut është nën hetim pasi ishte kapur e dehur duke bërë seks në një banjo gjatë orarit të punës.
Brandi Sanchez, 39 vjeçe dhe i dashuri i saj u gjetën në tualetet e grave “të angazhuara në ndërveprime seksuale” nga dy oficerë të tjerë femra të Premten, sipas një raporti të policisë.
Sipas raportit të policisë, Sanchez ishte kapur në orën 6.40 – pesë minuta para se të përfundonte turnin, raportojnë mediet amerikane.
Policia e Nju Jorkut tha se ajo nuk ishte e armatosur dhe “nuk ishte në gjendje të intervistohej për shkak të alkoolit”.