Policia shqipton 61 gjoba për qytetarët që nuk respektuan rregullat e Qeverisë
Policia e Kosovës njofton përmes Facebook-ut për punën e tyre dhe mënyrën e zbatimit të ligjeve anti-Covid19.
Ata thonë se brenda 24 orëve, Policia shqiptoi gjashtëdhjet e një (61 ) denime për mos respektim të këtyre masave.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Policisë në Gjilan vazhdon zbatimin e planit operativ dhe realizimin e vendimeve të institucioneve shtetërore në parandalim të përhapjes së pandemisë.
Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për njëzet e katër orët e fundit , në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar gjithsej gjashtëdhjet e një (61 ) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave.” thuhet në njoftim.
Ndër të tjera PK-ja bën thirrje të respektohen me përpikmëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë.
Postimi i plotë:
“Policia e Kosovës e mobilizuar në zbatimin e masave Anti COVID-19“
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Policisë në Gjilan vazhdon zbatimin e planit operativ dhe realizimin e vendimeve të institucioneve shtetërore në parandalim të përhapjes së pandemisë.
Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për njëzet e katër orët e fundit , në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar gjithsej gjashtëdhjet e një (61 ) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave.
Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore .