Policia shqipton 1 mijë e 72 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19
Edhe pse rastet me koronavirus në Kosovë kanë shënuar rritje, banorët nuk po e respektojnë Ligjin për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë së martës në tërë vendin janë ndëshkuar 1 mijë e 72 persona të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj.
Theksojmë se Ligji për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 ka hyrë në fuqi në muajin gusht të këtij viti.