Policia po heton rastin e vdekjes së punëtorit në Han të Elezit
Policia e Kosovës ka njoftuar se po hetohet rasti i vdekjes së një punëtori, shtesas të Shqipërisë në fabrikën e çimentos në Han të Elezit.
” Raportohet se përderisa viktima mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, ishte duke punuar në Fabrikën e Çimentos Sharcem, aksidentalisht ka rënë nga një lartësi me pasojë humbjen e jetës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekëses Ligjore për obduksion”, thuhet në raport.
Ndryshe në Kosovë janë dhjetra raste ku punëtorët humbin jetën në vendin e tyre të punës. Ndaj kësaj dukurie, janë kritikuar institucionet të cilat nuk po ndërmarrim masa./FaktePlus