Policia për xhandërmërinë serbe: Kanë qenë në pikën 0 në kufi, nuk e kanë kaluar
Gjatë ditës së sotme dyshohet se pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë futur sërish brenda territorit të Kosovës.
Për klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi thotë se pjesëtarët e uniformuar të Serbisë, kanë qenë në piken 0 (zero) të vijes kufitare, por nuk e kanë kaluar atë.
“Sipas konfirmimit të opatrulles që ka dalë në lokacion, pjesëtarët e uniformuar të Serbisë, kanë qenë në piken 0 (zero) të vijes kufitare, por nuk e kanë kaluar atë. Edhe dëshmitari në deklaratë e ka konfirmuar që nuk e kanë kaluar rrugen që shtrihet përgjatë vijës kufitare në atë pjesë. Me të pranuar informata të tjera nga atje, do t’u njoftojmë me kohë” deklaroi Krasniqi.
Dyshohet se xhandarmëria serbe sërish u fut brenda territorit të Kosovës (FOTO)