Policia parkon veturën para shenjës që tregon se ndalohet parkingu
Një veturë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë është parkuar në një vend ku është i ndaluar parkimi.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi ku shihet vetura e policisë e parkuar pikërisht para shenjës që tregon se ndalohet parkingu dhe në afërsi të semaforit.
Në afërsi të veturës nuk shihet asnjë zyrtarë policorë.