Policia në kërkim të disa personave për therjen me thikë në Obiliq
Pas përleshjes dhe therjes me thikë të një personi në Obiliq, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë se i kanë identifikuar dhe po kërkojnë autorët e sulmit.
Për këtë rast kohë më parë raportoi edhe Agjencia e Lajmeve FaktePlus.
Ndërsa, policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke thënë se ka ndodhur vetëm një përleshje.
Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rreth orës 13:00 në Obiliq në rrugën “Adem Jashari”, ka ndodhur një përleshje ku lëndime trupore ka pësuar një person.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Adem Jashari”, në Obiliq, ku lëndime trupore ka pësuar një person (mashkull)”. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Ahmeti tha se njësitet policore kanë identifikuar personat e përfshirë në rast dhe janë vënë në kërkim të tyre./FaktePlus