Policia ndërprenë dasmën me 50 persona në Gjakovë, arreston një person
Një person u arrestua dje në Rogovë të Gjakovës, pasi që organizoi dasëm në shtëpinë e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i njëjti në oborrin e shtëpisë ka organizuar dasëm me 50 të ftuar.
Pasi ahengu ishte ndërprerë, dasmoret janë shpërndarë. ndërsa me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë rast.