Policia maqedonase rrah disa shqiptarë që bllokuan rrugët e lagjës “Hasanbeg” në Shkup
Banorët e lagjes “Hasanbeg” në Shkup kanë dalur në rrugë ku janë duke protestuar pasi që disa shqiptarë janë rrahur nga policia maqedonase.
Pas këtij veprimi është bërë thirrje që të gjithë banorët e kësaj lagjeje të dalin në rrugën kryesore.
Sipas këtyre banorëve policia maqedonase është duke hyrë në shtëpitë e shqiptarëve dhe duke i shqetësuar.
Nuk bëhen të ditura për detajet e tjera lidhur me këtë ngjarje dhe protestës.
Lajmi në përditësim.