Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi
Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për mashtrim në votime. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin nga Tërmoci i Istogut, Astrit Rexhaj.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka njoftuar se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt polico”, thuhet në komunikatë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]/