Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e këtij personi
Policia e Kosovës, më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë përmes një komunikate për media ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve se kushdo që ka informata për vendndodhjen e Naser Zenun Osmanajt të lajmërohet në këtë të fundit.
Osmanaj, dyshohet për veprën penale “Mashtrim”, dhe kërkohet nga Gjykata Themelore e Ferizajit.
Komunikat e plotë e Policisë:
Kërkesë për bashkëpunim
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
NASER (ZENUN) OSMANAJ i lindur me 22.03.1965 në fshatin Prekallë – Istog.
I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:
1- (një) rast për veprën penale “Mashtrim”
I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Ferizaj.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për
vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të
lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në
kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]/FaktePlus