Policia kap mat kontrabanduesit në kufi, bartnin duhan me kali
Në mbrëmjen e së mërkurës, në Dimcë të Hanit të Elezit, po bëhej kontrabandë me duhan.
Njësia policore në orën 23:45 të së mërkurës, ka arritur që të ndaloj një kali, mbi të cilin ishin ngarkuar rreth 180 kilogramë duhan.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, malli i është dorëzuar doganës për procedurë të mëtutjeshme.
Nga policia nuk kanë dhënë detaje të tjera.
“Dimcë, Hani Elezit 03.06.2020 – 23:45. Njësia policore ka arritur të ndalojë një kafshë-kali, në të cilën kishte të ngarkuar duhan, me peshë rreth 180 kg. Mali i është dorëzuar doganës për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.