Policia jep informata shtesë për vdekjen e 50 vjeçarit nga goditja e trenit
Policia e Kosovës ka dhënë informata shtesë lidhur me rastin tragjik që ka ndodhur në Pejë, ku treni ka goditur për vdekje një këmbësor.
Sipas njoftimin, thuhet se Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 01.03.2019 rreth orës 05:42 është informuar për një rast i cili ka ndodhur në Pejë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve.
Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Në vendngjarje ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, S.L. m/k/sh i lindur (1968).
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe Instituti i mjekësisë ligjore (IML) dhe nga këta të fundit është tërhequr trupi i pajetë për obduksion.
Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast.
Lidhur me detajet tjera do të informoheni me kohë. /FaktePlus