Policia jep detaje të reja për vrasjen në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka sqaruar rrethanat e vrasjes së rëndë në Fushë Kosovë.
“Rreth orës 16:50 ka pranuar një informacion për një vrasje e cila ka ndodhur në një shtëpi private në Fushë Kosovë. Njësitet relevante të policisë menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar që një trup i pajetë gjendet aty. Menjëherë në vend kanë dalë edhe njësitet e forenzikës dhe njësitet hetimore. Po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes edhe prokurori kujdestar”, kanë thënë nga PK.
“Falë reagimit të shpejtë të Policisë , në vendin e ngjarjes është arrestuar një 40-vjeçar. Njësitet po hetojnë për të zbardhur rastin“.
“Mosha e viktimës është diku rreth 72-vjeçar. Ekziston dyshimi që viktima dhe dorasi kanë lidhj familajre. Nuk mund t’i themi rrethant dhe nuk mund të falsim derisa të marrim raportet primare nga njësitet relevante. Rasti është konstatu si “vrasje e rëndë”. Pas hetimeve intensive do t’i zbardhim të gjitha informacionet e lidhura me këtë rast”
“Dyshohet se në kryerjen e aktit, është përdorur një mjet i mprehtë. Pas hetimeve të plota mund ta dimë sigurt. Çdo informacion e japim pas raporteve të të gjitha konfirmimit të saktë të ngjarjes, për të qenë më korrekt”, përfundoi ai.
FaktePlus më herët raportoi se bëhet fjalë për një vrasje që ka ndodhur brenda familjes. Më saktësisht merret vesh se djali ka vrarë babain e tij.
FaktePlus po ashtu mëson se i dyshuari ka probleme mentale.