Policia jep detaje të arrestimit të 5 femrave, që u përfshinë në rrahje masive
Një rrahje masive mes një grupi të vajzave ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë, me ç’rast disa prej tyre edhe janë lënduar.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus mëson se përleshja ndodhi në mes të një grupi të madh të vajzave tek shkolla normale “Gjin Gazulli”, e cila ndodhet rrugës për Gërmi.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë pesë femra janë arrestuar nga policia të cilat momentalisht janë duke u intervistuar.
“Rreth ores 13:00 kemi pranuar informatën per një perleshje ne rrugen Shpetim Robaj ne Prishtine. Aktualisht palët e perfshira në rast, 5 persona (femra), janë shoqeruar në stacion policor dhe janë, duke u intervistuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahetmi për FaktePlus.
Aktualisht nuk dihet se cili ka qenë shkaku që ka nxitur këtë përleshje fizike./FaktePlus