Policia jep detaje të aksidentit fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”
Sot para ditë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Rastin për FaktePlus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai ka thënë se rasti është duhet u hetuar nga njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostrada.
“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë trafiku me pasoja fatale, te shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” ku je person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kane marre lëndime trupore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut ne autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident tragjik. Pas hetimeve qe janë ne proces do te ju njoftojmë për detaje tjera. Rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhel-Suhareke është bllokuar për qarkullim”, ka thënë Hoxha për FaktePlus.