Policia jep detaje rreth aksidentit ku 4 persona u goditën nga një veturë
Rreth orës 18:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësor. Për pasojë, katër persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, tha Ahmeti.
Gjithashtu Ahmeti tha se hetimet lidhur me rastin kanë filluar nga njësitë rajonale të trafikut.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, konfirmoi Ahmeti.