Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu çatinë e një objekti në Prizren
Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një objekt në hyrje të autostradës në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit tha për Sinjalin se objekti, çatia e të cilit u përfshi nga flakët, ishte i pashfrytëzuar.
Nga ky zjarr nuk është raportuar për asnjë person të lënduar.
“Datë 9 janar 2022, koha 09:15 në rrugën ‘Transit i vjetër’, te hyrja autostradës Veri – Prizren, ka ndodhur një rast Zjarrvënie. Në rastin në fjalë është djegur një objekt, gjegjësisht çatia e një objekti që ka qenë i pashfrytëzuar që sipas ankuesit, vlera është e konsiderueshme. Pas intervenimit të Njësitit të Zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar”, tha ai.
Osmanollaj bëri të ditur se në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prizren, është iniciuar rasti ‘Zjarrvënie’