Policia jep detaje për vdekjen e të riut nga Deçani që humbi jetën në vendin e tij të punës
Sot rreth orës 08:30 në Pejë një i ri nga komuna e Deçanit e ka humbur jetën në vendin e tij të punës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
” Sot rreth orës 08:30, në lagjen “Dardania 3″ në Pejë në punishten e ujërave të zeza një punëtor ka marrë lëndime trupore. Ai është dërguar në emergjencë ku është konstatuar edhe vdekja e tij. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante. Në vendngjarje ka dalë edhe prokurori. Me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.
Nuk dihet se si ka ardhur deri tek aksidenti ku ka humbur jetën i riu nga Deçani.