Policia jep detaje për tentim vrasjen që ndodhi dje në Prishtinë
Një mashkull ka pësuar lëndime të rënda pasi që një tjetër e ka goditur me thikë në këmbë.
Policia ende nuk ka arritur ta kap dorasin, ndërsa për viktimën thotë se është në gjendje stabile pas tretmanit që ka marr në QKUK.
“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar është goditur me thikë në këmbë nga një i dyshuar mashkull K/shqiptar i cili pasi ka kryer veprën ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, gjendja e tij sipas mjekëve është stabile. Me urdhër të prokurorit janë ndermarr veprimet policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./FaktePlus