Policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Mesditën e sotme në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Siç tregojnë nga Policia e Kosovës, nuk raportohet për të lënduar.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në rrugën “Ibrahim Pacolli
“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ibrahim Pacolli” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, të stacionit Qendra, për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lëndua”, ka thënë Ahmeti.
Ajo theksoi se aktualisht, hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.