Policia jep detaje për shkeljen e një personi nga treni
Policia e Kosovës ka treguar se personi me inicialet I.H. i cili është goditur nga treni sot rreth orës 14:00 , përreth kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, është 20 vjeçar.
“Në këtë aksident dyshohet që treni i cili ka qenë në lëvizje, ka goditur viktimën I. H. 20 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar i cili ka marrë lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po i heton rrethanat të cilat e shkaktuan këtë aksident.
Ndryshe, FaktePlus ka raportuar më herët për lëndimin dhe dërgimin e viktimës në spital.