Policia jep detaje për plagosjen në Pejë
Dy persona janë plagosur pasditen e sotme në Pejë. Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me këtë plagosje është arrestuar një person me inicialet B. K.
“Menjëherë njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe është arrestuar personi i dyshuar: B. K. lindur me 1964 m/k/sh”. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari, janë plagosur 2 (dy) persona, njëri i gjinisë femërore. Personat e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, dhe si pas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në komunatikën e Policisë, transmeton FaktePlus.
Policia njofton se arma (pistoleta) me të cilën dyshohet se është kryer vepra, është konfiskuar nga njësitet përkatëse policore të DRP-Pejë.
“Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48- orë”, thekson Policia. /FaktePlus