Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në pompën e deritave në Sllatinë
Një grabitje e armatosur në një pompë të derivateve ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Sllatinë, të Fushë Kosovës.
Lajmin për FaktePlus e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se grabitja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit nga persona të maskuar të cilët kanë arritur të grabisin një shumë të parave.
“Sot në stacionin policor në Fushë Kosovë, është inicuar një rast grabitje. Rasti ka ndodhur rreth rreth orës 04:30 në fshatin Sllatinë, saktësisht në një pompë derivatësh, ku persona të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin një shumë të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti, ka thënë se aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin.
Kohë më parë Agjencia e Lajmeve FaktePlus, raportoi për këtë grabitje.