Policia jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri në Prishtinë ku u plagos një person
Një mosmarrëveshje mes disa personave në Prishtinë ka eskaluar deri te përdorimi i armëve të zjarrit. Dy viktima kanë përfunduar në Qendrën Klinike Universitare. Njëri prej tyre është i plagosur
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshjeje, viktimat janë sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se njëri nga viktimat është plagosur me armë zjarri nga njëri i dyshuar i cili është arrestuar dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishekë dghe dy gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërkaq të dyshuarit tjerë janë në arrati.