Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë-Podujevë, a ka persona të lënduar
Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 09:00 të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Bërrnicë, ku si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për FaktePlus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Dy personat e lënduar Ahmeti tha se janë dërguar për tretman mjekësorë dhe se policia është duke u marrë me rastin.
“Rreth orës 09:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Bërrnicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident janë lënduar 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./FaktePlus