Policia jep detaje për aksidentin në Ferizaj
Një aksident trafiku ka ndodhur në Ferizaj pasditen e së martës, ku një person është lënduar dhe është në gjendje më të rëndë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe një veture. Një person është lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. Policia po merret me rastin”, tha Gashi.
FaktePlus më herët ka raportuar për këtë aksident.